RRETH GJYSMA E FAMILJEVE KOSOVARE KANË INTERNET

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka publikuar raportin “Pasqyra e Tregut të Telekomunikacionit”, për gjatë mujorin e parë të këtij viti. Sipas këtij, raporti numri i përdoruesve të telefonisë mobile është mbi 1.5 milion. Ndërkaq përqindja e familjeve që posedojnë internet nëpër shtëpi është 48.45 për qind

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtë-mujorit të parë ka arritur në 1.522.841, që shënon një rritje prej 7.37 për qind krahasuar me përudhen e njëjtë të vitit 2011. Kurse, trendi i penetrimit të telefonisë mobile vazhdon të rritët. “Deri në fund të gjashtë-mujorit të parë 2012, penetrimi ka arritur në 87.8 për qind, e cila shënon një rritje prej rreth 8 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2011”, ka treguar ART-ja në raportin “Pasqyrë e Tregut të Telekomunikacionit”.

Por përdorimi i telefonisë fikse ka shënuar një rënie të lehtë. Përdoruesit e telefonisë fikse deri në këtë gjashtë mujorë, kanë shënuar 85.030, e cila shënon një rënie jo të ndjeshme në numrin e përdoruesve.

“Norma e penetrimit për banor të telefonisë fikse deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2012 apo fundi i TM2 2012 ishte 4.90 për qind nivel ky që vazhdon të jetë shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit, në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10 për qind në rreth 40 për qind”, thekson ART-ja.

Ndërkaq për dallim nga telefonia fikse përdorimi i internetit për ketë periudhë, përqindja e familjeve që posedojnë internet nëpër shtëpi është 48.45 për qind. “Numri i familjeve që kanë qasje në Internet me brez të gjerë është afërsisht 48.45 për qind. Bazuar në këto të dhëna, penetrimi i internetit për banor rezulton të jetë 8.25 për qind”.

Po ashtu sipas Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, investimet në telekomunikacion kanë shënuar rritje.

“Investimet e bëra nga operatorët e shërbimeve telekomunikuese në tre mujorin e dytë kapin shifrën prej 5.545.850 euro , e që është një rritje, prej rreth 37 për qind krahasuar me periudhën e tre mujorit të parë ku investimet kanë kapur shifrën prej 3.485.146 euro, përkatësisht janë rritur për 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011”, thuhet në raportin e ART-së “Pasqyra e Tregut të Telekomunikacionit”.kohaislame

Artikulli paraprakNjë flamur për çdo dritare
Artikulli vijuesMINISTRE MYSLIMANE NË NORVEGJI