Norvegji, muslimanët në Tromso syfyr një orë e gjysmë pas iftarit

Muslimanët të cilët jetojnë në qytetin norvegjez Tromso, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit agjërojnë nga 22 orë. Në mesin e tyre janë edhe Azmi dhe Cansu Arikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët të cilët jetojnë në shtetet skandinave përballen edhe me një problem tjetër dhe ky është se dielli nuk perëndon fare dhe besimtarët muslimanë përllogaritjen e kohëzgjatjes së agjërimit e bëjnë në mënyrë artificiale.

Familja Arikan ka vite që jeton në Tromso, njërin nga qytetet më veriore të botës me popullsi që tejkalon numrin prej 50.000 banorë. Dielli në këtë qytet gjatë verës nuk perëndon fare për dy muaj prandaj sipas përllogaritjes së institucioneve kompetente, iftarin e hanë në orën 23:22, ndërsa dy orë më vonë hanë syfyrin, në orën 01:22.

Sofra nuk dallon nga ato të muslimanëve në shtetet tjera, disa prishin agjërimin me hurme e disa të tjerë me ujë.

Azmi, me prejardhje nga Turqia thotë se në Tromso kanë ardhur të jetojnë në vitin 2006, pasi më herët kishin jetuar në dy qytetet tjera. “Norvegjia është disi e ftohtë. Pavarësisht sa është e rëndë, ne këtu jetojmë dhe punojmë”, tha Azmi duke treguar se dielli në këtë periudhë të vitit nuk perëndon fare që bën agjërimin të zgjasë 22 orë.

Artikulli paraprakDavutoglu: Allahu ma pranoi duanë që e bëra në Qabe
Artikulli vijuesErdogan këmbëngul për ndërtimin e xhamisë në Taksim