Rojet kufitare bullgare vrasin një emigrant

Një emigrant, që thuhet se është afgan, u qëllua për vdekje nga rojet kufitare bullgare, pasi kishte hyrë në këtë vend nga Turqia.

Sipas BBC, ai u qëllua pranë qytetit Sredets në juglindje të Bullgarisë.

Ai ishte pjesë e një grupi prej 50 personash.

Zyrtarët thonë se ai mund të jetë vrarë nga rikosheti i një plumbi të qëlluar si paralajmërim për emigrantët.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov la bisedimet e BE për emigrantët për të dëgjuar raportimet mbi dhunën në kufi.

Emgrantët e tjerë janë arrestuar, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare.

Artikulli paraprakAzilkërkuesja shqiptare lind katërnjakë në Gjermani
Artikulli vijuesPamjet shokuese: Gjejnë beben e porsalindur në rrugë