Norvegji – Rritet numri i makinave elektrike

Rreth 20 për qind e veturave të reja në Norvegji që prej fillimit të vitit janë të modeleve me lëvizje elektrike, bën të ditur një organizëm i specializuar.
 
Stimuluar nga mbërritja e versionit elektrik të makinës më popullore ”Golf”, shitjet e makinave elektrike përbëjnë 18 për qind të regjistrimeve të automjeteve individuale kundër 10,6 për qind me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Këshillit Informativ për trafikun rrugor (OFV).
Në asnjë vend tjetër, përqindja e këtyre makinave të ndërgjegjshme për mjedisin dhe qetësinë nuk ka arritur një nivel të tillë.
”Pavarësisht një rritjeje në sajë të politikave publike mbështetëse, përqindja automjeteve elektrike në shitjen e veturave të reja kishte mbetur e limituar në 0,5 për qind në Evropë vitin e kaluar”, sipas shifrave të Shoqërisë norvegjeze për veturat elektronike.
“Kjo tregon se politika norvegjeze për sa i përket veturave elektrike funksionon mirë” , theksoi zyrtarja e shoqërisë, Christina Bu.
Artikulli paraprakSulmi ndaj forcave të Komandës turke në Afganistan
Artikulli vijuesKonferenca: Studimet Islame do të mbahet në Universitetin e Londrës