Sulmi ndaj forcave të Komandës turke në Afganistan

0
158
Sulmi me bombë është ndërmarrë ndaj mjetit të blinduar të forcave të Komandës turke në Afganistan
 
Një sulm me bombë është ndërmarrë ndaj mjetit ku ndodheshin ushtarët turq në Kabul të Afganistanit, ku si pasojë ka humbur jetën një nënoficer, ndërsa plagoset 1 nënoficer tjetër. Sulmin e kanë marrë përsipër organizata talebane duke pretenduar se objektivi i tyre kanë qenë amerikanët.
Sulmi me bombë është ndërmarrë ndaj mjetit të blinduar të forcave të Komandës turke në Afganistan që kishte ardhur në Ambasadën e Turqisë në këtë vend për të marrë Përfaqësuesin e Lartë Civil të NATO-s, ambasadorin në Afganistan, Ismail Aramaz.
Një nga mjetet i cili po hynte nga dera e pasme në ambasadë është dëmtuar ku dhe një nga nënoficerët ka humbur jetën dhe një nënoficer tjetër është plagosur. Ndërsa ushtarakët e tjerë që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dërguar kolegët e tyre në bazën e NATO-s që ndodhet në Bagram. Autoritetet afgane kanë njoftuar se ka humbur jetën edhe një civil afgan i cili po kalonte në rrugë gjatë sulmit. Gjatë shpërthimit janë thyer xhamat e ambasadës.
-Njoftimi i talebanëve
Pas sulmit zëdhënësi i organizatës së talebanëve, Zabihullah Muxhahit pohoi autorësinë e sulmit dhe theksoi se: “Objektiv ka qenë një mjet i SHBA-së i cili po kalonte në rrugën ku ndodhej ambasada turke në Kabul”.
Muxhahit, pas këtij njoftimi ka bërë një deklaratë të dytë dhe ka pohuar se “kemi patur si objektiv mjetet e SHBA-së që po kalonin aty, ndërsa viktimat janë qytetarë të SHBA-ve, nëse në kohën e shpërthimit ka qenë dhe mjetet turke ata janë dëmtuar pa dashje, ne nuk kemi armiqësi me turqit”.