NPD DisplaySearch: Tableti i HTC me Windows 8 është në prodhim e sipër

Lajmi më i fundit nga NPD DisplaySearch thotë se HTC po punon mbi një tablet Windows 8 për ta nxjerrë më vonë këtë vit.

Thuhet se tableti do të ketë ekran 10.1 inç me rezolucion 1920×1080.

Gjithsesi çdo gjë ngelet akoma në fazën e informacioneve të pa konfirmuara zyrtarisht, por duke marrë parasysh se Windows Blue është gati për të dalë, nuk është ndonjë surprizë e madhe nëse HTC dëshiron të shfrytëzojë këtë faktor duke nxjerrë pajisje bashkë me këtë përditësim softueri.

Nëse HTC do ta krijonte një tablet të tillë në mënyrë të suksesshme, atëherë do të kishte një sukses të madh në treg.

Gjithsesi në këtë fazë është akoma e paqartë nëse kompania po e ndërton aktualisht apo jo tabletin. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakJovanoviq: Harroni më atë Kosovë
Artikulli vijuesYahoo Mail integrohet me Dropbox