Android pritet të jetë në 70% të smartfonëve të dërguar këtë vit

Sipas kompanisë hulumtuese Digitimes Research, pajisjet e bazuara në Android do të kontrollojnë 70% të dërgesave të të gjithë smarfonëve në pjesën e dytë të vitit 2012.

Pavarësisht pritjes së lartë për lançimin e iPhone 5, pajisjet Android do të vazhdojnë të rriten me ritëm të shpejtë, duke rritur dominimin e tij global.

Dërgesat e Android do të kalojnë numrin prej 400 milionë copë në muajt e ardhshëm, me një rritje prej 90% nga vitet e kaluara.

Kompanitë e mëdha si Samsung, ZTE dhe LG do të luftojnë për prodhime, thotë ky burim, kurse markat e tjera që janë më të vogla, do të prezantojnë telefonë të nivelit më të ulët të cilët kanë për shenjestër përdoruesit mesatarë kinezë.

Ky raport pohon se Apple do të dërgojë 125 milionë iPhone në vitin 2012, një rritje kjo prej 35% nga viti në vit.

Dërgesat e Windows Phone do të jenë 21 milionë copë për këtë vit, rritje kjo prej 107.8%. RIM pritet të zhytet edhe më thellë, 41.4%, falë vonesës së lançimit të BlackBerry 10.(PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakStuhia tropikale i afrohet brigjeve të SHBA-së
Artikulli vijuesTërmkolli: Ramushi, nga Haga në kryeministri