NSA ka përgjuar 35 liderë botërorë

Një përfaqësues i administratës amerikane ia dha Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) numrat e telefonave të 35 liderëve botërorë, e cila pastaj ka përgjuar bisedat e tyre, shkruan Guardian duke cituar dokumentet e marra nga ish-kolegu i Edward Snowdenit që ka kërkuar azil në Rusi.

Ky zbulim i ri vjen në një kohë kur Gjermania është shumë e pakënaqur në lidhje me mundësinë e përgjimit amerikan të kancelares Angela Merkel.

Sipas këtij informacioni, NSA ka “përgjuar bisedat telefonike të 35 zyrtarëve në botë, pasi një përfaqësues i administratës amerikane ia dha agjencisë numrat e tyre të telefonit”.

Në një dokument të datës 27 tetor 2006, të cilin Snowden e bëri publik, “NSA inkurajon zyrtarët e lartë që i konsideron klientë, si Shtëpia e Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, që të japin adresarët telefonikë”.

Vetëm një zyrtar, emri dhe funksioni i të cilit nuk ceket, ka dhënë 200 numra telefoni, ku ishin edhe 35 zyrtarë botërore, raporton Guardian, duke shtuar se përgjimi nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Guardian po ashtu shkruan se administrata amerikane, e cila është kontaktuar për këtë çështje, nuk ka dashur të deklarohet.kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli ndërton të tjera blloqe banesash
Artikulli vijuesI humbin mbi dy milion euro në Kosovë