Kryengritësit sirianë pushtojnë qytetin pranë kufirit me Turqinë

Luftimet e sotme mes trupave qeveritare siriane dhe kryengritësve, rezultuan me marrjen e kontrollit – nga ana e kryengritësve – të qytetit Khirbet al-Jouz, në provincën Idlib, në afërsi të kufirit me Turqinë, deklaron Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Luftimet përfunduan pasi brigada kryengritëse mori kontrollin në rajon”, thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Londër.

Përleshjet zgjatën të paktën 12 orë dhe gjatë luftimeve u vranë 40 ushtarë dhe nëntë kryengritës, thuhet në deklaratën e transmetuar nga AFP.

Sot, anëtarët e ushtrisë siriane vranë në Aleppo katër qytetarë turq që luftuan në radhët e rezistencës, sipas medias lokale sot.

Forcat siriane në Bustan al-Qasr, në perëndim të vendit, kanë shkatërruar dy automjete me mortaja dhe shtatë makinat të pasagjerëve, në të cilin ka pasur edhe kryengritës. Mes tyre, siç thuhet, ishin katër shtetas turq.

Ushtria turke edhe sot ka reaguar duke bombarduar nga territori i saj në drejtim të Sirisë.

Predha siriane goditi fshatin kufitar turk Guvecci, në provincën Hatay. Në sulm nuk kishte viktima.kohaislame

Artikulli paraprakVenediku kërkon shkëputjen nga Italia
Artikulli vijuesMBJELLËN 1.000 PEMË PËRRETH AUTOSTRADËS