Nuhiu synon Premier Ligën me Sheffieldin

Atdhe Nuhiu ka insistuar se Shefield Wednesday ka shumë kualitet në ekip sa ët fitojë një vend në Premier Ligë.

Ekipi i sulmuesit shqiptar ende nuk e ka gjetur formën më të mirë në Championship, pasi nga 15 pikë të mundshme ekipi anglez ka siguruar vetëm pesë.

Përkundër kësaj, Nuhiu beson se grupi i tanishëm i Wednesdayt është më i forti që ka parë ndonjëherë në këtë klub dhe pret që të sigurojnë një vend në Premier Ligë.

“Konkurrenca që kemi në ekip tani është më e lartë në dy sezonet e fundit që jam këtu”, ka thënë Nuhiu për The Star.

“Ne kemi 15 lojtarë të rinj dhe kjo mund të jetë gjë e mirë, por gjithashtu mund të ketë edhe keqkuptime. Jam person optimist dhe pozitiv dhe mendoj se nëse luajmë së bashku mund të bëjmë diçka të mirë sepse kemi kualitet”.

Artikulli paraprakEuropa e plakur, i duhen 250 milionë emigrantë
Artikulli vijuesKështu mund të duket Renault Megane RS i ri