Kështu mund të duket Renault Megane RS i ri

Pas publikimit të fotografive të para zyrtare të gjeneratës së re të Renault Megane, disa dizajnerë të pavarur kanë filluar të merren me ide për versione të reja të këtij modeli.

Së fundmi është shfaqur versioni karavan i Megane-t të ri nga një dizajner i pavarur, ndërsa tani është shfaqur versioni se si mund të duket Megane RS i ardhshëm, transmeton Koha.net.

Megane RS i ri pritet të ketë kapacitet prej 280 kuajfuqi, ndërsa në paketën RS, ndër të tjera, përfshihet eksterieri “agresiv”, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportivë, frenat më të fortë, sistemi sportiv i shkarkimit, si dhe enterieri i modifikuar me ulëset dhe timoni sportiv.

Artikulli paraprakNuhiu synon Premier Ligën me Sheffieldin
Artikulli vijuesiPhone 6 vs. iPhone 6S