“Qytetarët tanë të mos shqetësohen sepse të gjitha institucionet e shtetit tonë në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit dhe ai do të gjunjëzohet”- u shpreh Erdoğan
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e të vrarëve dhe shërim të shpejtë për të plagosurit nga sulmi terrorist në Ankara, ka pohuar se shteti nuk do të heqë dorë asnjëherë nga e drejta e vetëmbrojtjes kundër çdo lloji të terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjithë forcat tona të sigurisë me ushtarë, policë dhe ruajtësit e fshatrave janë duke sakrifikuar jetën, janë duke ndërmarrë një luftë të vendosur kundër organizatave terroriste. Qytetarët tanë të mos shqetësohen sepse të gjitha institucionet e shtetit tonë në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit dhe ai do të gjunjëzohet”- u shpreh Erdoğan.
Erdoğan tha se Turqia si rezultat i destabilitetit të përjetuar në rajon në vitet e fundit ka qenë në objektivin e sulmeve terroriste. “Organizatat terroriste dhe ato që i përdorin këto si mashë si shkak i humbjeve të pësuara në luftën me forcat tona të sigurisë i drejtohen rrugëve me të pamoralshme dhe më të paskrupullt duke vendosur në objektiv qytetarët tanë të pafajshëm. Këto sulme të cilat synojnë të prishin unitetin dhe bashkimin e vendit tonë nuk pakësojnë kurrë vendosmërinë tonë në luftën kundër terrorizmit, por e shtojnë akoma edhe më shumë vendosmërinë tonë” ka shtuar ndër të tjera Erdoğan.
Presidenti i Turqisë ka theksuar se: “Populli ynë kundër këtyre sulmeve të pabesa lidhet akoma edhe më shumë se kurdoherë me njëri-tjetrin. Populli ynë forcohet në mënyrë dinjitoze kundër terrorizmit, terroristëve dhe atyre që janë të përqendruar pas tyre. Sigurisht që Turqia me identitetin e lidhur me popullin do ti kalojë këto ditë dhe do ti lërë pas ato”.