Ai shtoi: “nuk diskutohet në asnjë temë shkencore rreth rëndësisë së internetit pa u argumentuar me havarizmite – algoritme të cilat i zbuloi astronomi dhe matematicienti i madh musliman, i cili vjen nga një vend i quajtur Havarizm tash gjendet në mes Uzbekistanit dhe Turkmenistanit“. Lerch gazetari gjerman njohës i historisë dhe civilizimit islam përmendi gjithashtu që Havarizmi numërohet njëri nga shkencëtarët më të njohur në botën arabe dhe islame në lëmin e matematikës, astronomisë dhe aritmetikës. I njëjtë ishte edhe Ebu Rejhan El – Bejruni i cili vendosi themelet e para në shkencat e gjeografisë, të hartave si dhe shkenca të tjera. Gazetari gjerman paralajmëroi që përkthimet e veprave të ElHavarizmit në mesjetë në gjuhën latine i ndihmuan Evropës që të arrijë deri te ato që i përdorë sot si teori të reja në shkencat e matematikës dhe aritmetikës, duke aluduar në autorin e librit “algjebra dhe intervista“ i cili është themeluesi i bazave të shkencave të algjebrës dhe llogaritjes së logaritmit, dhe i pari që e futi në funksion zeron në llogaritje, zbulues i shenjës së barazimit si dhe shumëzimit të mbledhjes dhe zbritjes. Gjithashtu vuri në dukje që El – Havarizmi u mbështet në ekuacionet e tij matematikore në numra dhe shenja matematikore kurse grekët mbështeteshin në shkronja dhe vizatime.
Shtëpia e Urtësisë
El – Havarizmi pjesën e dytë të jetës së tij e kaloi në Bagdad kryeqytetin e artë të Kalifatit islam të Abasidëve që në kohën e tij shtrihej nga Afrika veriore e gjerë tek Azia qendrore. Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e kalifëve abasid në mbështetjen e diturisë dhe inkurajimin e muslimanëve që të hapen ndaj kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Kalifi Memun e kishte caktuar El – Havarizmin në krye të “Shtëpisë së Urtësisë “ në të cilën shkriheshin idetë dhe përvojat e dalluara të të gjithë dijetarëve si të atyre musliman e po ashtu edhe të tjerë. Në fund kryeredaktori i gazetës Frankfurter Algemajne Cajtung shtoi : “edhe pse viti i lindjes së El – Havarizmit mbeti i panjohur mirëpo ndikimi i këtij dijetari të madh do të mbetët i madh dhe tregues përtë gjitha kohërat dhe vendet“.
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe Sami T. Fetahi