Ish-mësuese në Kishën katolike: Jam krenare që jam muslimane

“Jam krenare që jam muslimane”, thotë Lorna, ish-mësuese në Kishën katolike, në një takimin në Riad, ku janë mbledhur të konvertuarat në Islam.

Historia e Lorna-s rreth konvertimit të saj është shumë interesante.
“Para konvertimit tim në Islamit unë punoja si mësuese në një kishë katolike. Në kërkim të një jete më të mirë, vendosa të shpërngulem në Arabinë Saudite”, kujton Lorna.

“Mbaj mend, kur nga unë është kërkuar t’i pastroj raftet në bibliotekë. Duke pastruar, gjeta një përkthim të Kur’anit të Shenjtë. Kërkova leje nëse unë mund ta lexoj atë. Ata pranuan dhe e vlerësoi idenë time”, shton ajo.

“Më vonë, shpreha dëshirën time që të kaloj në Islam. Më dërguan te një imam, i cili më ndihmoi të shqiptoj shehadetin. Sot, unë jam muslimane dhe jam krenare për këtë”, thotë Lorna.

Në mesin e shumë personaliteteve, në ceremoninë e mbajtur për nder të muslimaneve të reja në Rijad, mori pjesë edhe Zejneb bint Abdullah Al-Raxhih, nënsekretare e qendrës së da’vetit të studentëve në Universitetin Islam ‘Imam Muhamed bin Saud’.

Duke iu drejtuar të pranishmëve el-Raxhih theksoi përgjegjësinë individuale dhe kolektive në përhapjen e fjalës së Allahut. Ajo theksoi rëndësinë e mësimit të muslimanëve të rinj për dijen islame.
Ndërsa, Mona Nasser al-Haledi i ka uruar muslimanet e reja për rrugëtimin e tyre në Islam. Ajo tha se në katër muajt e fundit numri i muslimaneve të reja është rritur në 400./Islamgjakova/

Artikulli paraprakZira Demiri, hafizja e re e Gostivarit
Artikulli vijuesFëmijët nga mbarë bota u takuan me krerët e Turqisë