"Nuk duhet të përfshihemi në një logjikë të luftës së ftohtë me Rusinë"

Sekretari britanik për Punët e Jashtme, Boris Johnson, ka mbajtur sot një fjalim në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin e Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i diplomacisë britanike në lidhje me luftën në Siri ka deklaruar se presin të shohin një armëpushim. ”Një Siri pa Asadin mund të jetë e mundur”, ka thënë ai.

”Është e qartë që në veri të Sirisë ka një problem në marrëdhëniet turko-kurde. Turqia është e shqetësuar për praninë e disa grupeve kurde atje. Ata nuk bëjnë asnjë dallim mes PKK dhe YPG. Por amerikanët e shohin në një tjetër kontekst. Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin e kurdëve të Irakut për pastrimin e Irakut nga DEASH-i të gjithë janë në një mendim”, është shprehur ai.

Duke vënë theksin tek rëndësia e pastrimit të Musulit nga DEASH-i, Johnson theksoi se ndërkohë që kjo gjë bëhet, duhet të tregohet kujdes në mënyrë që civilët të mos preken.

Artikulli paraprakLista Serbe dërgon në Kushtetuese Ligjin për Trepçën
Artikulli vijuesNuk e ka falënderuar Allahun ai që nuk i falënderon njerëzit