Nuk ka ndarje të Kosovës

Shqipëria një aleat i çmuar në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë. Të tillë e ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në misionet paqeruajtës të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Bruksel.

“Shqipëria është një aleat i çmuar. Ju jeni duke dhënë kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe ne falënderojmë trupat tuaja për guximin dhe profesionalizmin e tyre”, tha ai.
Ndërsa ka vlerësuar se mbetet ende shumë punë përpara.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se integrimi Euro-Atlantik mbetet mënyra më efektive për të sjellë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa e ka vlerësuar Shqipërinë një shembull për rajonin..

“Si një anëtar i ri të Aleancës sonë, Shqipëria mund të jetë një shembull për të gjithë rajonin. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ne nxisim të gjitha vendet që aspirojnë për anëtarësim të demonstrojnë angazhimin politik, nxisin reformat dhe mbajnë përgjegjësi, dhe shprehin vendosmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Ka ende punë për të bërë, por e ardhmja e gjithë rajonit është në familjen euro-atlantike”, tha Rasmussen.

Ndërsa presidenti Nishani tha se opsioni i ndarjes së Kosovës nuk ekziston dhe nuk do të ndodh.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me presidentin Nishani se si duhet garantuar siguria në një kohë të kursimit ekonomik si dhe përgëzoi Presidentin për përpjekjet e Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal./kohaislame

Artikulli paraprakFRANCA PËRGATITET T’U JAPË TË HUAJVE TË DREJTËN E VOTËS.
Artikulli vijuesMotra e vetme e Asadit largohet nga Siria