Kandidati për zëvendësministër të Ministrisë së Mbrojtjes, Bekim Maksuti, që është pjesë e listës së kuadrove të rinj të Qeverisë nga kjo parti, nuk është në propozimin për ministra dhe zëvendësministra të rinj që kryeministri Emil Dimitriev e ka dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Kjo e fundit është konfirmuar nga dokumenti zyrtar që Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit.
Jo-zyrtarisht, flitet se propozimi që Maksuti të bëhet zv/ministër i Mbrojtjes është i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, ndërkaq si arsye thuhet se në vitin 2012 bashkë me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Besimi, me uniform të ARM-së është përkulur përpara pllakës-përkujtimore të UÇK-së në Sllupçan.
Ende nuk dihet që BDI do të propozojë emër të ri, apo do të tentojë që Maksuti të ngelet në listën e ministrave të propozuar.
Përndryshe, dje Kuvendi i konstatoi dorëheqjen e ministrave të deritanishëm të Kuvendit./Telegrafi