Numri i refugjatëve sirianë arriti 2,3 milionë

Për vetëm dy javë numri i refugjatëve nga konflikti i armatosur në Siri u rrit për rreth 100.000 dhe ka arritur shifër prej 2,3 milionë personave, kumtoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Në fjalimin në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih, Ban theksoi se ndihma humanitare u nevojitet edhe mbi 9,3 milionë personave në Siri.

“KB-ja pret që bashkësia ndërkombëtare të tregojë zemërgjerësi dhe t’ua shpëtojë jetët edhe t’ua zvogëlojë vuajtjet këtyre milionave njerëzve”, theksoi Ban.

Sipas vlerësimeve të KB-së, nëse konflikti në Siri nuk ndërpritet, deri në fund të vitit numri i refugjatëve sirianë do të tejkalojë mbi katër milionë persona. Organizata botërore parashikon se edhe për përmbushjen e nevojave themelore të sirianëve do të nevojiten rreth 6,5 miliard dollarë.

Në konferencën donatore për Sirinë që u mbajt në Kuvajt nga mesi i muajt të kaluar, donatorët paralajmëruan se për zbatimin e misioneve humanitare do të sigurojnë gjithsej 2,4 milionë dollarë./press/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Viktima në protestat antipuçiste
Artikulli vijuesEkonomia Shqipëri-Kosovë, përpjekje për përmirësim