Aksione të shërbimeve sekrete perëndimore në Siri?

Deri tani ka qenë e paqartë nëse shërbimet sekrete të vendeve perëndimore ndihmojnë dhe sa e ndihmojnë opozitën siriane. Në media qarkullojnë spekullime të ndryshme. 
Zyrtarisht qeveritë perëndimore e kanë hedhur poshtë një angazhim ushtarak në Siri. Megjithatë, nuk mund të mbahet më e fshehtë që ato janë aktive në atë vend.

Që prej një periudhe të caktuar kohe, agjentë të CIA-s kontrollojnë në Turqi transferimin e armëve për rebelët sirianë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve aty është aktiv edhe shërbimi i fshehtë britanik. Ai vëzhgon nga Qiprua zhvillimet në Siri dhe furnizon rebelët me informacione me rëndësi strategjike. Sipas Erich Schmidt-Eenboom, drejtor i Institutit Studimor për politikën e paqes në ëeilheim të Bavarisë së Epërme, njohuritë për aksionet “diskrete” të shërbimeve sekrete nuk janë të habitshme. „Në Siri punojnë për ndryshimin e qeverisë të gjitha shërbimet sekrete që kontribuan në Libi për rrëzimin e qeverisë së Gaddafi-t“, shpjegon ai në bisedë me Dë.

Aktivitete të CIA-s nga Turqia
„Shërbimi sekret amerikan CIA është prej muajsh aktiv duke ushtruar aktivitetin e tij nga Turqia,”, shpjegon Schmidt-Eenboom. I këtij mendimi është edhe David Pollock, drejtor i Institutit të Uashingtonit për politikën e Lindjës së Afërme. Megjithatë ai thekson se aktivitetet e CIA-s prej atje janë shumë të kufizuara. Edhe njoftimet e shtypit amerikan shkruajnë se shërbimet sekrete amerikane janë përqëndruar kontrollin e transportit të organizuar të armëve: Kryesisht raketat dhe kokat ndezëse nuk duhet të bien në duart e ekstremistëve fetarë. Armët financohen nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari. “Perëndimi ndihmon forcat e moderuera në Siri. Kurse Katari përkrah grupimet fundamentaliste“, thekson Schmidt-Eenboom.

Qeveria amerikane mendohet për të ndihmuar në ngritjen e një shërbimi të vetin sekret. Nuk dihet nëse vendimi për këtë është marrë. Presidenti Barack Obama ka thënë ndërkohë së CIA do mbështesë rebelët me logjistikë. 

Ndihmësit francezë
Mes vendeve evropiane Franca, ish fuqi koloniale në Siri, luan sot një rol të madh. Në bashkëpunim me partnerët nga Arabia Saudite dhe Turqia, shërbimi sekret francez ndihmon që njerëz të besuar të Assadit t`i kthejnë kurrizin atij dhe të largohen nga vendit. Arratisja e gjeneralëve, politikanëve dhe personave të tjerë nga rrethi i Assadit. Ata që e bëjnë një gjë të tillë shpëtojnë nga reaksionet e vendasve dhe dalin të lirë në perëndim. Largimi ia vlen edhe nga ana financiare.

Sekreti i hapur i Berlinit
Edhe shërbimet sekrete gjermane janë aktive në Siri, shpjegon Schmidt-Eenboom, duke kooperuar me kundërshtarët e Assadit. BND, Shërbimi federal i inteligjencës mban të njëjtin pozicion si partnerët e tjerë perëndimorë. Paqartësi ekzistojnë mbi detyrat që kryen një anije e marinës gjermane që ndodhet prej javësh në Mesdhe. Sipas supozimeve të mediave gjermane kemi të bëjmë me një anije spiunazhi, por ministria gjermane e Mbrojtjes e hodhi këtë poshtë, duke thënë se misioni i anijes është zbulimi dhe paralajmërimi i hershëm./dw

Artikulli paraprakVendoset dhe hiqet flamuri shqiptar në Kullën e Samoilit në Ohër
Artikulli vijuesBurime palestineze: Emiri i Katarit viziton Gazzën javën e ardhshme