O’ Keefe: Obama është lodër e Masonëve (Video)

Kenneth O’ Keefe, ish-marins amerikan dhe veteran lufte, flet rreth asaj se kush e sundon botën dhe kush qëndron pas sulmeve në Paris dhe në prapavijë të ISIS-it.
Duke folur për një televizion, ky veteran i luftës në Gjirin Persik me prejardhje irlandezo-palestineze, ka akuzuar Amerikën, Izraelin dhe Britaninë se janë terroristët më të mëdhenj në botë dhe se Obama është vetëm marionetë në duart e bankierëve botërorë, të cilët kanë për qëllim të shkatërrojnë shtetet.

O’Keefe po ashtu thotë se shpreson që gjeneralët amerikanë dhe ushtarët do të rebelohen dhe se nuk do të marrin pjesë në “masakrën botërore që po e realizon qeveria e tyre”. Ai ka akuzuar edhe masonët se gjoja kanë rol në sulmet e ndodhura në Paris. Paraqitja e marinsit O’Keefe është një nga teoritë e shumta konspirative që janë paraqitur pas sulmeve në Paris dhe që pasojnë pas çdo ngjarje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprak‘Djaloshi i orës’ kërkon 15 milion USD dëmshpërblim
Artikulli vijues“E vrava 82-vjeçarin se më ngacmonte nënën”