‘Djaloshi i orës’ kërkon 15 milion USD dëmshpërblim

Një djalosh, që u arrestua pasi mori me vete në klasë një orë që e kishte brë në shtëpi, kërkon dëmshpërblim nga shkolla dhe qyteti me një vlerë prej 15 milionë dollarë.

Ahmet Mohamed, 14 vjeç, u arrestua nga policia dhe u pezullua nga shkolla e tij në Teksas, SHBA, për shkak se mësuesi mendoi se ora ishte një bombë.

Incidenti pushtoi faqet e para të mediave.

Avokati i Mohamed thotë se djaloshi ka marrë kërcënime, që e kanë lënë të traumatizuar.

Ahmed dhe familja e tij janë vendosur në Katar, pasi ky vend i ka ofruar një bursë shkollimi.

Avokatët kërkojnë 10 milionë dollarë nga qyteti Irving dhe 5 milionë nga shkolla.

Ata thonë se ai është poshtëruar dhe traumatizuar.

Revista Time e ka rendit adoleshentin në 30-shen e adoleshentëve më të fuqishëm në botë.

Artikulli paraprakVideo: Momenti kur Turqia rrëzon avionin rus
Artikulli vijuesO’ Keefe: Obama është lodër e Masonëve (Video)