O mëkatar… Ka myzhde për ty!

Ka myzhde për ty

Ja po të ofroj myzhde nga Zoti dhe Pejgamberi yt.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

“Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”.

(El-Furkan: 68- 70).

Sa dhunti e madhe dhe sa fitim i madh.
Allahu [subhanehu ve teala] i zëvendëson të këqijat dhe i bën të mira. Allahu ekber!
Këtë fitim nuk e le pas dore askush tjetër përveç se injorantit ose atij që nuk i dëshiron dhuntitë.Pra, vëlla i dashur pendohu, nëse i dëshiron këto të mira. Nëse dëshiron që mëkatet të të shndërrohen në vepra të mira.

Dëgjo se çka thotë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]:

“Allahu më shumë gëzohet me pendimin e robit të Tij se sa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën e ka pasur ushqimin e tij dhe e gjerat e tija”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë se Allahu ka thënë:

“O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe më shpreson, ti fali mëkatet që i ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. Biri i Ademit, nëse mëkatet tuaja arrin kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, ti fali mëkatet dhe nuk më intereson asgjë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Allahu thotë:

“O robërit e Mi. ju bëni mëkate gjatë natës dhe gjatë ditës, kurse unë ua fali të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje, që tua fali”.

“Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon deri sa të del dielli nga perëndimi i tij”. (Muslimi).
Kur e pa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] një grua duke e kërkuar fëmijën e sajë në mesin e njerëzve të zërë rob, dhe kur e pa e përqafoi dhe e shtrëngoi për gjoksi tha:

“A mendoni se kjo mundet ta hedh fëmijën e saj në zjarr? Thanë: jo. Tha: “Allahu është edhe më i Mëshirshëm se kjo grua ndaj fëmijës së sajë”.
Allahu ekber!
A nuk mjaftojnë këto hadithe që të na nxisin për pendim dhe kërkim të faljes!
A nuk është e madhe kjo bujari që të na stimulon në pendim!
I lartësuar qoftë Allahu sa i mëshirshëm, sa i butë dhe sa Bujar që është!

Pasi që mu ngurtësua zemra dhe më ngushtuan rrugët
Shpresën time e ndaj teje e kam bërë shkallë për te falja Jote
Mëkati im mu duk shumë i madh
Mirëpo kur e krahasova me faljen tënde, falja Jote ishte më e madhe
Edhe më tej je Falës i mëkateve
Bujar dhe Falës, si dhuratë dhe nderim.

Artikulli paraprakHasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Shikoni këtë bujari dhe fisnikëri të Allahut…
Artikulli vijuesBijat e Shuajbit