O Zot shpëtoje Fenë!

(Ky shkrim është i datës: 24-03-2008)
Vetëm para dhjetë viteve, muslimanët britanikë vërshuan Bosnjën për të ndihmuar luftën e popullatës civile për të shpëtuar ndaj serbëve të cilët kryenin një gjenocid të sanksionuar nga qetësia e një bote që shikonte si publik. Xhihadi i mblodhi muslimanët nga të gjitha fushat e jetës, të cilët thjeshtë nuk ishin të gatshëm të qërndrojnë duarkryq e të lejojnë që (vëllezërit e tyre) muslimanë të masakrohen deri në eliminim. Ata të cilët nuk mund të udhëtonin për të luftuar ndihmuan në mënyra të tjera siç janë: ngritja e fondeve, informimi publik rreth ngjarjeve si dhe përmes demonstratave. Kjo përpjekje kolektive nga ana e muslimanëve britanik ishte vetëm një pjesë e përpjekjes globale muslimane që të mbrojë muslimanët e Bosnjës, e që ishte vetëm instrumentale në përfundimin e gjenocidit. Intervenimi Perëndimor erdhi shumë vonë, dhe atë vetëm pasi u bë e qartë se muslimanët e Bosnjës ishin në epërsi. Ish-presidenti i ShBA-së shkruan personalisht në autobiografinë e tij se kjo ka ndodhur vetëm për shkak të frikës nga themelimi i një shteti Islamik në zemër të Europës, prandaj erdhi intervenimi Perëndimor.

Duke parë gjendjen vetëm pas një dekade, telashet e muslimanëve eskaluan deri në një shkallë monumentale (madhështore). Në nivel ndërkombëtar muslimanët vazhdojnë të ju nënshtrohen shtypjeve barbare në vendet si Çeçenia e Kashmiri. Palestina veç ka hyrë në vitin e 59-të që nga okupimi. Afganistani dhe Iraku iu bashkuan asaj në këtë gjendje. Dhjetëra mijëra muslimanë të pafajshëm vazhdojnë të vuajnë të pafajshëm në gjirin e Guantanamos, në bazat Bagram e Ebu Graib, Diego Garcia dhe në burgjet e fantazmave nëpër gjithë botën. Pra, nuk ka ndryshim të dukshëm në rrethanat e natyrës së kërcënimit me të cilin përballemi.

Ajo që realisht ka ndryshuar është pozicionimi dhe qëndrimet e muslimanëve në Perëndim.
Që nga ngjarjet e 11 shtatorit këtu ka pasur një fushatë të pandalshme për të reformuar Islamin, për ta transformuar atë në diçka më të pëlqyeshme për shoqërinë Perëndimore. Vizioni është për një Islam sekular dhe kulturor në paqë me botën përmes nënshtrimit ndaj shtypësve të tij më tepër sesa ndaj Allahut; një Islam të lirë nga xhihadi, sheriati, halifati (udhëheqësia) – e gjëra të shumta për të cilat neve jemi të urdhëruar nga Allahu që ti implementojmë me qëllim që të inaugurojmë fenë e Allahut në këtë tokë (botë). Studimet më detajore siç janë ato të koorporatës RAND 1 në SHBA, kanë skicuar mënyrat e arritjes drejt këtij qëllimi. Raporti i vitit 2003 nga RAND, i quajtuar “Islami Civil Demokratik” i kategorizon muslimanët në katër kategori: Fundamentalist, Tradiocionalist, Modernist dhe Sekularist.

Rekomandimet e këtilla përfshijnë: 

– Promovim dhe përkrahje financiare të modernistëve dhe pikëpamjeve të tyre.
– Përkrahje të tradicionalistëve kundër fundamentalistëve.
– Promovim të sufizmit – Sfidim të interpretimit të Islamit nga fundamentalistët, duke i zbuluar lidhjet e tyre me grupet xhihadiste, duke promovuar paaftësitë e tyre për të udhëhequr, duke i portretizuar ata si terroristë dhe duke i inkurajuar gazetarët që të mihin dhe hedhin pluhur ndaj tyre.
– Duke inkurajuar ndarje në mesin e “fundamentalistëve”
– Duke i përkrahur në mënyrë selektive sekularistët, dhe duke i dekurajuar aleancën sekulariste me luftë anti-SHBA, me masën e nacionalizmit dhe ideologjisë majtiste.

Dokumenti i përbashkët i zyres vendore dhe zyres së jashtme nga viti 2004, muslimanët e rinjë dhe ekstremizmi, kanë dëshmuar se një strategji e ngjashme ishte në lojë në Britani. E emëruar (koduar) si “operativi (fuqia) kontestuese” dokumenti flet për masat të cilave do tu nënshtroheshin vërtetimet e qeverisë që do të përdoreshin për të promovuar elemente të caktuara brenda komunitetit Islam, si përkrahje e mediave “moderne” Islamike, promovim i organizatave muslimane, individëve dhe forumeve të cilët shihen si miqësore me qeverinë, dhe dekurajimi i muslimanëve “modern” që të sfidojnë “ekstremistët.”

Askush nuk eshte i befasuar me komplote aq të ndërlikuara nga armiqtë tanë. Ato ishin prezente pa ndonjë dobi për rreth 1400 vite me radhë. Delja nuk do të duhej që të kërkojë mbrojtje nga ujku. Ajo që është më brengosëse është ndryshimi i qëndrimit të barinjve të umetit (popullit musliman), të atyre që u është besuar udhëzimi dhe mbrojtja jonë, liderët tanë muslimanë dhe imamët.

Siç duket, ngjarjet e 9-11, dhe ato me te fundit 7-7, kane paralizuar këta popuj dhe i kane shtyer ata që të zbatojnë RAND-in dhe rekomandimet e “Kontestit Operacional” ne afat rekord. Mu këto grupe dhe individë të emëruar në dokumentin e fundit janë ata që ne i shohim sot në ballë të kësaj përpjekje të reformimit të Islamit.

Individët të cilët me vite kanë “ftuar” masat që të ngriten për drejtësi dhe përkrahje të muxhahidinëve (grupeve të tyre) përreth botës, papritmas, jo vetëm që u bënë jashtëzakonisht të urtë (qetë), por e gjetën veten e tyre duke ndëshkuar xhihadin e armatosur, duke i paraqitur muxhahidinët si terrorist dhe ekstremistë të cilët pasojnë metodën e devijuar të Islamit. Gabimi ynë më i madh ka qenë qetësia jonë derisa bota dhe këta individë kishin barazuar operacionet heroike në Palestinë dhe në vendet tjera të okupuara, me aktet e terrorizmit në Londër, operacione të cilat janë plotësisht të ndryshme në natyrën e tyre; Njëra është rezistencë legjitime kundër okupimit brutal ushtarak, e tjetra është terrorizëm. Barazimi i këtyre dyjave vetëm sa i tradhton vëllezërit dhe motrat tona të cilët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të luftojnë, ose në të kundërtën do të përballen me shfarosje.

Sindroma post 7-7 gjithashtu ka ndikuar edhe tek imamët të cilët edhe vet kanë marrë pjesë në xhihad ndërkombëtar në vendet si Afganistani, kundër rusëve, dhe në Kashmir, kundër okupimit Indian, dhe të cilët tani i thërrasin muslimanët që ta braktisin këtë rrugë të bekuar dhe në vend të kësaj të fokusohen në integrim. Sëmundja gjithashtu është shpërndarë edhe te thirrësit popullor nga lëvizjet Islamike të cilët sot kritikojnë partitë politike Islamike dhe udhëheqjen me sheriat dhe në vend të kësaj promovojnë reformim brenda Islamit. Aq sa edhe lëvizjet studentore dhe ato rinore, të cilat kanë bërë fushatë të vazhdueshme për Palestinën dhe Irakun, së fundmi kanë humbur “gjuhën” e tyre si shkëmbim me të qenët “i moderuar”.

Shumica e këtyre gjërave kanë ngjarë në kuptim të Projektit të Vijës së Mesme Radikale, një turne i thirrësve i financuar nga Zyra Ndërkombëtare përmes Zyrës Kombëtare, duke synuar luftimin e ekstremizmit, ose me fjalë tjera duke synuar paqësimin e muslimanëve. Një shembull i asaj se si ky projekt është duke u përdorur për ti larguar njerëzit nga përpjekjet e tyre për drejtësi, do të mjaftonte.

Para disa muajve, një motrës (muslimane) të cilën unë e njoh, e cila është mjaft aktive në fushata kundër padrejtësive brenda dhe jashtë vendit, i ishin blerë bileta nga shoqëria e saj që ti ndiqte tri ligjërata nga një udhëheqës thirrës i projektit të Vijës së Mesme Radikale. Shokët i thanë asaj se besonin se ajo ishte duke u bërë shumë “ekstreme.”

Unë do të mund ta përshkruaja këtë motër me shumë cilësi, qoftë aktive, e pasionuar, radikale – por, vështirë se do ta quaja ekstreme. Nëse shkak i emërtimit të saj si ekstreme janë besimi në xhihad, sheriat dhe kalifat, atëherë shumica e muslimanëve na qenkan ekstremistë, dhe në këtë listë do ta shtoja edhe emrin tim me krenari.

Në mënyrë shokuese, përderisa qeveria vazhdimisht e ka stërmadhuar çështjen e nevojës për imamë britanik, ajo po financon një prezantim nëpër rrugë nga dijetarë që kanë zbritur prej vendeve nga më të ndryshmet siç janë SHBA, Kanada, Jemeni, e Mauritanija.

Nuk duhet të vëmë në pikëpyetje qëllimin e vet atyre dijetarëve, mirëpo duket se këta ia kanë lejuar vetvetes që të jenë pengje të qeverisë, duke u manipuluar nga ata për ti plotësuar agjendat e tyre. Ky prezantim rrugor ka shërbyer si platformë për ti goditur të ashtuquajturat grupe “wahabiste” në mënyrën më cinike, ndërsa ne vazhdojmë të përçahemi edhe më shumë me njëri-tjetrin nëpër ato vija të cilat armiqtë tanë i kanë skicuar për neve. Duke bërë kështu, këta thirrës që në mënyrë ironike i absorbojnë mu ato karakteristika të cilat me aq pasion i kundërshtojnë.

Duke vazhduar rreth tërë kësaj që thamë, po duket se e tërë kjo është një kulturë e pop-ilahijave 2, rreth së cilës motra jonë Ivon Ridley ka folur mjaft gjatë, kështu që unë nuk do të futem shumë në këtë. Mjafton të thuhet se kultura është simbolikë e kompleksit të inferioritetit që ne e vuajmë, duke dashur të shtiremi “më romak se romakët”, duke e zbavitur veten tonë për hir të vetë zbavitjes. Rezultati i gjithë kësaj është shndërruar në një dobësim në fenë e Allahut, një Islam i dobët dhe paqësor i cili pranon statusin e të qenit muslimanë të shtypur dhe të nënshtruar; një praktikë Islame ku njerëzit janë të prirur që të këndojnë dhe të kalojnë tërë natën me ilahija (ilahi-këngë), të koncentrohen në përmirësimin e jetesës së tyre në Perëndim, dhe të ndëshkojnë veprimet e vëllezërve dhe motrave të cilët me vullnet i rezistojnë okupimit dhe shtypjes me çfarëdo që kanë mundësi.

Edhe të bësh dua (lutje) për ta po cilësohet si krim – Sa herë na kanë kërkuar imamët tanë që as lutje të mos bëjmë për muxhahidinët!

Njëri prej gjeneralëve më të mëdhenj ushtarak që bota ka njohur, Salahudin Ejubi (Allahu e mëshiroftë), çlirimtari i Kudsit, njëherë është pyetur se pse nuk qeshej. Ai ishte përgjigjur se si ka mundësi të qeshej kur e dinte se mesxhidul-Aksa është nën sundimin e kryqtarëve. Sa larg jemi ne sot nga një qëndrim i tillë! Paraqitja e Anglisë në Kupën Botërore dhe heqja dorë e Dejvid Bekamit nxjerr më shumë lot nga sytë tanë sesa masakra e përditshme e motrave dhe vëllezërve tanë. Sikur të kishte ekzistuar një qëndrim i tillë para njëzet viteve, Bosnja dhe populli i saj do të ishin shfarosur komplet.

Në gjithë këtë errësirë, ekziston edhe një dritë e shndritshme. Siç e keni parë, një prej karakteristikave të Islamit është se sa më shumë mundohesh ta ulësh atë, ai ngritet edhe më lart. Në kohën tonë, Muslimanët në Britani po ndalohen, kontrollohen, bastisen, arrestohen, nënçmohen apo sulmohen, duke qenë kjo vetëm një pjesë nga ajo mënyrë e trajtimit të vëllezërve dhe motrave të tyre anembanë botës. Kjo ka krijuar një ndjenjë të vërtetë solidarizimi me telashet e umetit.

Një numër me rritje të shpejtë i të rinjve muslimanë janë duke e kuptuar se pa marrë parasysh se sa shumë e rrezikojnë fenë e tyre duke u përzier me shoqërinë, sa herë që gjërat shkojnë hidhët ata do të jenë të trajtuar si të dyshimtë. Kjo nuk është diçka që synohet vetëm alarmimi me të, por është një realitet.

Prandaj, sa herë që qeveria kundërshton konceptet sheriatike, kalifatit dhe xhihadit, aq më shumë musliman do të jenë në gjendje ti japin jetët e tyre për realizimin e këtyre gjërave. Sa më shumë muslimanë që arrestohen, aq më shumë musliman do ta radhisin veten e tyre me të dyshuarit për “terrorizëm”.

Një sondazh i vonshëm i (revistës) “Times” deklaroi se një përqindje që arrin 400,000 (katërqind mijë) muslimanë në Britani, kishin mbështetur xhihadin me forcë 3 nëpër botë. Këtë përqindje çuditërisht të ulët 4 sigurisht se duhet atribuuar frikës nga etiketimi “ekstremist”. Duhet të kuptohet se ky xhihad me forcë është diçka e shenjtë, një luftë e drejtë kundër padrejtësive dhe tiranisë, tekefundit është diçka që nuk kërcënon asgjë shoqërinë britanike, dhe diçka që jo vetëm që arsyetohet por edhe inkurajohet nga ligji ndërkombëtar.

Xhihadi me forcë në Palestinë, Irak, Çeçeni, Kashmir dhe në vende tjera, nuk i ngjan ngjarjeve 7-7 të cilat janë ndëshkuar absolutisht nga të gjithë.
Si një antidozë ndaj sindromit 7-7 e pas kësaj, muslimanët britanik organizuan vetë shfaqjet e tyre rrugore (Rolet dhe përgjegjësitë e muslimanë në Britani) pak më herët gjatë këtij viti, ku folën dijetarët, udhëheqësit e komunitetit dhe aktivistët të cilët kanë mbështetje nga komuniteti. Kjo nuk kishte të bëjë me imamë të huaj të cilët u tregojnë muslimanëve britanik se si të veprojnë në Britani, por kjo kishte të bënte me imamë britanik, të lindur, të rritur, dhe banorë të përhershëm të këtij shteti, të cilët u flisnin muslimanëve britanik. Përkundër masës së madhe në këtë turne, asnjë mbështetje e as shenjë mirënjohje nuk ka ardhur nga qeveria; e duke qenë se shtuar kësaj, përmes kundërshtimit të terrorizmit muslimanët ishin këshilluar që mos ta harrojnë Palestinën, të vazhdojnë të jenë aktiv dhe qëndrojnë në mbështetje të drejtësisë, pa marra parasysh pasojat. Masa e kishte dëgjuar mesazhin dhe ishte se e sigurt se do ta shpërndante atë.

Ngadalë por sigurt, çdo ditë e më shumë muslimanë po e kuptojnë se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk janë të synuara aspak, por ai që po synohet është vetë Islami. Armiqtë tanë do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të na ndarë neve dhe ta reformojnë Islamin, ashtu siç kanë vepruar ndër shekuj. Mirëpo, ne gjithmonë duhet ta kemi parasysh Fjalën e Zotit tonë (përkthim i përshtatur): “Ata bëjnë kurthe, por edhe Allahu bën kurthe. E Allahu është më i afti për të bërë kurthe.” (Surja el-Enfal: 30)

O Zot shpëtoje fenë!

Nga: Fehd Ansari
Përktheu dhe përshtati: Emrush Helshani
(Përkthyesi është i pavarur nga opinionet dhe mesazhet e dërguara përmes këtij shkrimi)

1 – RAND është institucion jofitimprurës që ndihmon përmirësimin e politikave dhe vendimmarrjes përmes hulumtimeve dhe analizave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
2 – Ilahitë janë këndime të rimuara melodike Islame pa instrumente muzikore, të cilat disa këngëtarë i kanë nxjerrë nga kuptimi i tyre i vërtetë, rrjedhimisht duke i përngjarë ato me muzikën pop.
3 – Është quajtur “xhihad me forcë” për tu dalluar nga xhihadi në kuptimin e përpjekjes dhe mundimit
4 – Autori e ka cilësuar këtë përqindje si të ulët për shkak se numri i përgjithshëm i muslimanëve në Britaninë e Madhe kapërcen 2.7 milion banorë/kohaislame.com

Artikulli paraprakO Zot shpëtoje Fenë!
Artikulli vijuesIzraeli njofton ndërtimin e 1.400 banesave në territoret e pushtuara palestineze