Obama fton Morsin në Washington

Presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar presidentin e sapozgjedhur të Egjiptit, Mohamed Morsi që të vizitojë Shtetet e Bashkuara në muajin shtator.

“Presidenti Obama i bëri një ftesë presidentit Morsi që të vizitojë Shtetet e Bashkuara, në kohën kur merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha këshilltari i presidenti egjiptian Jaser Ali, pas një takimi që Morsi zhvilloi me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit, William Burns, raporton REL.

Burns nuk e përmendi ftesën në konferencë për gazetarë që mbajti më herët. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakStresi gjatë shtatzënisë sjell skizofreni te fëmija
Artikulli vijuesKërcënon Isa