Kërcënon Isa

Vetëm një ditë pasi që marrëveshja me të cilën parashihej largimi i Atifete Jahjagës nga Presidenca para përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, u shpall antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend.

E dy nga partnerët e marrëveshjes kanë filluar të thurin plane të reja për arritjen e qëllimeve të tyre.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka kërcënuar se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe ato zgjedhore, kur të shkojnë për miratim në Parlamentin e Kosovës.
Ai e ka ndërmend të përdorë forcën e tij në Kuvend për të arritur zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet tij, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, në mungesë të fuqisë politike përballë vendimit të Kushtetueses.
Krejt këtë plan, Lideri i LDK-së, sipas burimeve të Expressit, e ka zbardhur të shtunën mbrëma, në një darkë të organizuar në rezidencën e Pacollit në fshatin Hajvali, për nder të disa miqve aziatikë të liderit të AKR-së./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakObama fton Morsin në Washington
Artikulli vijuesNjeriu që jeton prej 46 vitesh i izoluar