Obama kundërshton fjalorin fyes të politikanëve ndaj myslimanëve

Presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar fjalorin fyes të politikanëve ndaj myslimanëve.

Gjatë fjalimit të tij të fundit në Kongresin amerikan, një vit përpara se t’i përfundojë mandati, Obama ndonëse nuk përmendi emër, kritikoi ashpër Donald Trump për propozimin e tij për t’iu ndaluar myslimanëve hyrjen në SHBA, transmeton AS.

Ai iu bëri thirrje amerikanëve të kundërshtojnë ashpër politikat që shënjestrojnë njerëzit për shkak të racës apo fesë.

Artikulli paraprakRaportohet për skandal seksual në Shqipëri nga punëtorë të Korpusit të Paqes
Artikulli vijuesVIDEO – Lutjet në Sexhde në gjuhën shqipe