Me zgjedhjet e 8 nëntorit, presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama do të lërë Shtëpinë e Bardhë. Por jo vetëm. Edhe profilet sociale nuk do t’i përkasin më. “Account”-i i tij do t’i dorëzohet virtualisht Hillary Clinton ose Donald Trump, sipas rezultatit të votimeve. Të gjitha “tweet”-et ose postimet, përfshirë kontributet audio dhe fotot, “të koleksionuara” nga familja Obama në këto 8 vjet, do të transferohen në një profil të ri të posaçëm dhe të krijuar e drejtuar nga Arkivi Kombëtar Amerikan. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për “First Lady”-n dhe zv.presidentin.
Obama ka qenë presidenti i parë i SHBA-ve që ka përdorur rrjetet sociale: në fillim ka pasur një profil “Twitter”, “@Potus”, pastaj është shfaqur ‘live’ në “Facebook” në Studion Ovale dhe i pari ka përdorur një filtër në “Snapchat”.
Obama, Michelle, Biden dhe administrata, ka përdorur profile për të përfshirë sa më shumë qytetarë në tema të ndryshme. Madje është krijuar edhe një sajt për peticione: “We the pople”.
Kësisoj, do t’i kalojë gjithçka presidentit të ri: profilet do t’i mbajnë ndjekësit, por do të boshatisen nga përmbajtjet, të cilat do të transferohen në profile të reja të krijuara “ad hoc” dhe të drejtuara nga NARA (National Archives and Records Administration) në “Twitter”: “POTUS44”, “FLOTUS44”, “WhiteHouse44”, në “Facebook” dhe Instagram.
Mirëpo në këtë pikë ekziston një dyshim ama: nëse zgjedhjet do t’i fitojë Hillary Clinton, si do të ndryshohet faqja zyrtare e “First Lady”-t? Apo do të krijohet një e posaçme për bashkëshortin e saj Bill? Në “Twitter” ekziston një ‘account’ i quajtur “@FGOTUS” – First Gentleman of the United States – pa dyshim nuk është akoma zyrtare. Do të mësohet me 8 nëntor.