Obama mbështet Hillari Klinton

Hillari Klinton do të jetë një kandidate e shkëlqyer për presidente. Kështu ka deklaruar Presidenti Amerikan Barak Obama, në mbështetje të kandidaturës nga Clinton për zgjedhjet e 2016.

Ne patëm një garë vërtetë të ashpër në 2008 dhe unë pashë se sa këmbëngulëse, e vendosur dhe e mëshirshme është ajo kur bëhet fjalë për problematikat e klasës së mesme. Nuk dua të bëj parashikuesin, kjo është në dorën tuaj, por mendoj se ajo vërtetë do të jetë një presidente e shkëlqyer”, tha ai.
Teksa Hillary u prezantua si një kampione për të cilën amerikanët kanë nevojë në spotin anoncues, senatori republikan i Floridas Marco Rubio kërkoi votën të hënën me argumentin se tashmë ka ardhur koha për një politikë të re dhe një gjeneratë të re, duke hedhur akuza ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
43 vjecari është i treti mes Republikanëve që shpall kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, pas Ted Cruz nga Texas and Rand Paul nga Kentucky. Rubio përmendi origjinën e prindërve të tij, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara për ëndrrën e famshme amerikane. Ai tha se tashmë amerikanët kanë dyshimet e tyre nëse bëhet fjalë për një ëndërr amerikane
Artikulli paraprakAnulohen zgjedhjet parlamentare në Afrikën qendrore
Artikulli vijuesBan Ki Moon i shqetësuar për gjendjen në Sudanin e jugut