Anulohen zgjedhjet parlamentare në Afrikën qendrore

Zakaria Andomeba kreu i gjykatës kushtetuese në periudhën e tranzicionit në Afrikën qendrore ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të 30 dhjetorit me arsyetimin e manipulimit të zgjedhjeve.

Agjencia franceze nga Bangi kryeqyteti i Afrikës qendrore, thotë se zgjedhjet parlamentare të 30 dhjetorit janë shpallur të anuluar për shkak të numrit të madh të manipulimeve dhe ndërhyrjes së kandidatëve në këto zgjedhje.
RAQ pas rrëzimit të presidenti Fransua Buziza po përballet me trazira dhe krizë politike dhe dhuna është përshkallëzuar shumë mes myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend. ky vend edhe pse është i pasur nga diamantët, nafta, uraniumi dhe ari, është një prej vendeve më të varfra në Afrikë.
Artikulli paraprakReferendumi për Mbretërinë e Bashkuar në BE, do të jetë i “tmerrshëm”
Artikulli vijuesObama mbështet Hillari Klinton