Obama nuk takon Natanjahun

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë pohuar se presidenti Barak Obama ka refuzuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu në Nju Jork në këtë muaj për shkak të tensioneve mbi Iranin.

Megjithate ekipi i Natanjahut ka kërkuar bisedime gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor, tha se agjenda e Obamës nuk e mundëson një takim të tillë.

Në vend të Obamës, udhëheqësi izraelit pritet ta takojë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Mospërfillja e dukshme, së bashku me kërkesat e mprehura të Natanjahut për një linjë më të ashpër të SHBA kundër Iranit, kërcënon t’i fusë në krizë raportet mes SHBA-së dhe Izraelit, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Artikulli paraprak20 MOTIVE PËR PUNË TË MIRA DHE GARË NË TO
Artikulli vijuesRusi: Aksident ajror, 10 të vdekur