Obeziteti shton rrezikun për kancerin e zorrëve

Mbipesha tek adoleshentët është një rrezik më shumë për shfaqjen e kancerit të zorrëve, në periudha të mëvonshme. Kanceri i zorrëve është kanceri më i zakonshëm i tretë në botë me rreth 1.4 milion raste në vit.

Sipas një studimi të kryer ku ishin të përfshirë 240. 000 burra suedezë për 35 vjet dhe doli në përfundimet se ata të cilët në moshën e adoleshencës kanë qënë obezë kishin më shumë mundësi për t’u prekur nga kanceri i zorrëve.

Ka pasur rreth 855 raste të kancerit kolorektal në studim, nga të cilët ata që ishin obezë, kishin 2,38 herë më shumë mundësi për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Mishi i kuq dhe yndyrnat e barkut janë një mënyrë tjetër që ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje.
Gjithashtu, konsumimi i mishit të kuq dhe yndyrnat e barkut ndikon në shfaqjen e Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Harvardit dhe spitali universitar Obro në Suedi doli në konkluzionet se në fund të adoleshencës shënohet kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur dhe kjo është një periudhe kritike për shëndetin.

Ushqyerja gjatë fëmijërisë duket se ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit kolorektal.

Rachell Tompson, nga Fondi i Kërkimeve Botërore për kancerin tha se obeziteti është faktori kryesor për shfaqjen e kancerit të zorrëve.

Artikulli paraprakIsh-presidenti kroat Josipoviq: Marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija
Artikulli vijuesZgjidhet Hoxha për administrator i Hanit të Elezit