“Obiliqi është shndërruar në katastrofë mjedisore”

Kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se kjo komunë është shndërruar në një katastrofë mjedisore.

Nëpërmjet një reagimi për media, Gashi është ankuar se gjatë ditës së enjte, territori i Obiliqit është mbuluar nja një re pluhuri nga deponitë e hirit dhe të seperecioneve të thëngjillit në dy termocentralet.Kreu i Obliqit ka kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që të merr masa për spërkatjen e seperacionit të thëngjillit dhe deponisë së hirit për të parandaluar pluhurin.

“Ju njoftojmë se sot më datë 14 prill 2016, në ora 15:00 kemi dal në vendngjarje dhe kemi parëse nga deponitë e hirit dhe seperacioneve të thëngjillit TC Kosova A dhe TC Kosova B, Komunën e Obiliqit e ka kapluar një re e pluhurit që është duke shkaktuar probleme të shumta”, thuhet në reagimin e XhaferGashit, drejtuar drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukës. “

“Andaj z. Gjuka urgjentisht të ndërmerrni masa në spërkatjen e seperacioneve të thëngjillit dhe hirit në fshatin Dardhishtë, sepse komuna jonë është shndërruar në një katastrofë mjedisore dhe ekologjike për banorët e territorit të komunës së Obiliqit.Gjithashtu ju lutem që urgjentisht të ndërmerrni masa dhe të filloni me ndërtimin e bankinave përreth TC Kosova A dhe TC Kosova B, të gjelbërohet dhe të pyllëzohet, me qëllim që të ndalohen zhurmat që shkaktohen nga KEK-u dhe pluhuri që sot e ka kapluar Obiliqin”.kohaislame.

Artikulli paraprakAAK e Nisma, në bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor
Artikulli vijuesBulliqi dyshon nëse eksperti anglez për Demarkacionin ka qenë në Kosovë (Video)