Së pari, ai duhet ta thërrasë atë në rrugën e Allahut. Kjo arrihet duke ia sqaruar dhe duke ia bërë të qartë realitetin e islamit sipas aftësisë së tij dhe nëse ai ka dije për ta bërë këte (thirjen sh.r.). Kjo është vepra më e mirë dhe më e madhe që dikush mund të bëjë për bashkqytetarët dhe për ata me të cilët jetojnë bashkë, nga çifutët, të krishterët dhe jobesimtarët e tjerë.
Për këtë, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Ai i cili udhëzon për të mirë merr të njëjtin shpërblim që merr ai i cili e kryen (atë të mirë)” [Muslimi]
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, gjithahtu i ka treguar Aliut kur ai ishte duke duke e dërguar atë në Hajber për tu takuar me çifutët, për t’i ftuar çifutët në islam. Ai i tha atij: ”Vallahi, nëse Allahu udhëzon një person përmes teje është më e mirë për ty sesa llojet më të mira të deveve”. [el-Buhari dhe Muslimi]
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë gjithashtu: ”Kushdo që thërret për në udhëzim do të shpërblehet në të njëjtën mënyrë si do të shpërblehet ai i cili e ndjek atë, pa iu pakësuar aspak shpërblimi asnjërit prej tyre”. [Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, en-Nesai, et-tirmidhi, Ibën Maxhe]
Thirrja e tyre në islam dhe sqarimi i fesë islame në mënyrë që ata ta kuptojnë dhe ta përqafojnë është një nga veprat më të rëndësishme dhe një nga mënyrat më të mira për t’iu afruar Allahut.
Së dyti, muslimani nuk duhet ta dëmtojë personin tjetër përsa i përket jetës së tij, pasurisë së tij dhe nderit të tij, nëse jo-muslimani është një qytetar i shtetit islam ose ka marrë besën e muslimanëve. Ai duhet të përmbush të drejtat e tjetrit. Ai nuk duhet të vjedh diçka nga pasuria e tij, ai nuk duhet ta mashtrojë dhe as ta tradhëtojë. Ai nuk mundet ta dëmtojë atë në trupin e tij duke e rrahur ose vrarë atë. Mbrojtja e tij nga shteti garanton sigurinë e tij për gjërat e tilla.
Së treti, nuk ka ndonjë ndalesë përsa i përket shitblerjes, dhënies me qira ose marrjes me qira ose marrëdhënieve të ngjajshme të biznesit me ta. ثshtë transmetuar me një rrugë autentike që Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka blerë gjëra nga mushrikët (politeistët). Ai gjithashtu ka blerë gjëra nga çifutët. Në fakt kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërroi jetë, mburoja e tij ishte e mbajtur si kaucion për huanë që ai kishte marrë nga një çifut, për ushqim për familjen e tij.
Së katërti, nuk duhet që të parët ne ti përshëndetim ata me selam por megjithatë, duhet t’u përgjigjet përshendetjeve të tyre. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Mos i jepni selam të parët çifutëve dhe të krishterëve”. [Muslimi]
Ai gjithashtu ka thënë: ”Nëse Ehli Kitabi (njerëzit e librit, çifutët dhe të krishterët) ju përshëndesin me selam atëhere thuajuni: ”ve alejkum (juve gjithashtu)” [el-Buhari]
Pra një musliman nuk e përshëndet një jomusliman i pari me selam. Por kur një çifut, i krishter apo ndonjë jobesimtar tjetër e përshëndet atë ai duhet të përgjigjet: ”Ve alejkum” siç Pejgamberi ka urdhëruar. Kjo është nga të drejtat e sjelljes ndërmjet një muslimani dhe një jobesimtari. Ai (muslimani) gjithashtu duhet të jetë i këndshëm më fqinjin e tij jomusliman. Nëse fqinji i juaj është i mirë ndaj jush, ju nuk duhet ta dëmtoni atë dhe ju bile mund edhe t’i jepni lëmoshë nëse ai është i varfër ose t’i jepni dhuratë nëse ai është i pasur. Ju mundet gjithashtu ta këshilloni atë përsa i përket asaj se çfarë është më e mirë për të. Të gjitha këto mund ta shpien atë të mësojë më shumë për islamin dhe ndoshta edhe të bëhet musliman sepse fqinjët kanë të drejta shumë të mëdha. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”meleku Xhibril ka vazhduar duke më porositur për fqiun deri sa unë mendova se ai do ta trashëgonte (fqiu fqiun pas vdekjes, do ta bënte në rang të njëjtë me trashëgimtarët sh.r.)” [el-Buhari dhe Muslim]
Allahu ka thënë në Kur’an: ”All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. [el-Mumtehine 60:7]
ثshtë shënuar në hadith autentik nga Esma bint Ebu Bekër që nëna e saj, e cila ishte një politeiste, e vizitoi atë dhe e pyeti për mbështetjen e saj, kjo ishte gjatë kohës së marrëveshjes së paqes ndërmjet Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe jobesimtarëve kështu ajo shkoi tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për ta pyetur atë rreth asaj dhe ai i ka thënë asaj për t’i mbajtur lidhjet e këndshme me atë dhe të jetë e drejtë ndaj saj.