OBSH, takim urgjent për Zikan

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbajë sot një takim urgjent për të vendosur nëse shpërthimi i virusit Zika duhet të shpallet emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
Gjatë takimit në Gjenevë do të shqyrtohet shpërthimi i virusit në Amerikën Qendrore dhe Jugore, i cili shkakton defekte në lindje dhe probleme neurologjike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi, i cili lind nga mushkonja, është duke lëvizur nga “një kërcënim i butë në një me përmasa alarmante”.

OBSH ka thënë se Amerika Qendrore dhe Jugore mund të regjistrojnë tre deri në katër milionë raste të infektimit me Zika gjatë vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakVIDEO – A lejohet ta thuash të njetën sure dy herë në Namaz
Artikulli vijuesPRESIDENTI MË I VARFËR NË BOTË: JEZUSI ISHTE MAJTIST