Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Izraelit ti jep fund politikës së ndërtimit të vendbanimeve ilegale hebreje në mënyrë që të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes me parimin e themelimit të dy shteteve të pavarura në Lindjen e Mesme.
“Ndërtimi i këtyre vendbanimeve paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, tha sekretari Ban gjatë fjalimit të mbrëmshëm në KB.
Ditë më parë, një apel të ngjajshëm dërgoi edhe e ashtuquajtura katërshe e Lindjes së Afërt, mor menjëherë pas kësaj qeveria e Izraelit njoftoi për ndërtimin e 560 njësive të banimit në Bregun Perëndimor, ndërsa 240 shtesë në Jerusalemin Lindor.