OKB kërkon 1,5 mld $ për Sirinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri një apel për grumbullimin e një ndihme prej 1,5 miliardë dollarësh, për të ndihmuar më të prekurit nga konflikti civil në Siri.

Sipas përllogaritjeve zyrtare, deri në mesin e 2013-s, kur parashikohet që numri i refugjatëve të ketë shkuar në një milionë, do të nevojiten një miliardë dollarë për të përmbushur nevojat e tyre.

525 mijë sirianë janë strehuar në vendet fqinje deri tani, në përpjekje për t’i shpëtuar luftës së ashpër që i ka marrë jetën të paktën 43 mijë personave deri tani.

500 milionë dollarët e tjerë, OKB synon t’i përdorë për të lehtësuar krizën humitare të katër milionë personave të zhvendosur nga banesat e tyre brenda vendit.

Ndërkohë, korrespondenti i “BBC”-së në vend lajmëroi se luftimet vazhdojnë të ashpra edhe në kryeqytetin Damask, me dhjetëra të vdekur regjistrohen çdo ditë.

Sipas tij, mbi 100 të plagosur shtrohen çdo ditë në spitalin qëndror të qytetit për shkak të plagëve të marra nga armët e zjarrit, ndërsa jo të gjithë prej tyre trajtohen, për shkak të mungesës së personelit, gjakut dhe narkozës./tch/kohaislame

Artikulli paraprak4 “hile” për tu ngritur nga krevati në mëngjes
Artikulli vijuesMBI 1.9 MILIONË EURO GRANTE PËR 369 FERMERË