Sulme ajrore të koalicionit në Jemen, shënohen viktima

0
181
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ndërmorën sulme ajrore në qytetin Aden në jug të Jemenit, ndaj një terreni që ndodhej nën kontrollin e Husive.
 
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ndërmorën sulme ajrore në qytetin Aden në jug të Jemenit, ndaj një terreni që ndodhej nën kontrollin e Husive, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë mësohet se pas konflikteve të armatosura intensive mes forcave të rezistencës popullore dhe Husive, forcat e rezistencës popullore janë detyruar të tërhiqen nga rajoni.
 
Pas tërheqjes së tyre, forcat e koalicionit kanë kryer sulme ajrore në rajonet të cilat kaluan nën kontrollin e Husiv,e ku si pasojë e sulmit mësohet se ka patur të vrarë nga radhët e militantëve  Husi.
 
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të parandaluar përparimin e Husive në vend me thirrjen e presidentit legjitim të vendit, Abdurabbu Mansour Hadi  nisi një ofensivë ajrore më 26 mars, dhe përsëri me kërkesë të Hadit dhe qeverisë së tij i dha fund më 21 prill. Një zëdhënës për forcat e koalicionit, Ahmed el-Asiri është shprehur se tashmë për popullin Jemenas ka nisur operacioni “Kthimi i Shpresës”.