Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Melissa Fleming ka thënë se janë shqetësuese deklaratat kundër muslimanëve të shprehura gjatë fushatës nga Donald Trump kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja Melissa Fleming foli në një konferencë për mediat në Zyrën e OKB-së në Gjenevë. “Kemi shqetësime se do të vendoset në rrezik një program shumë i rëndësishëm nga retorika e përdorur në fushatën zgjedhore kundrejt refugjatëve të prekur nga lufta të cilët do të vendosen në SHBA”, tha Fleming.