OKB kërkon ndihma për të ndihmuar refugjatët sirianë në Irak

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se për të plotësuar nevojat elementare të refugjatëve sirianë të strehuar në Irak, nevojitet një buxhet rreth 300 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Stefan De Xharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB në Nju Jork, deklaroi se në planin e ndihmave për refugjatët sirianë janë parashikuar edhe masa të caktuara për të ndihmuar edhe refugjatët sirianë që janë strehuar në territorin e Irakut.
Në këtë plan gjithashtu është theksuar për përmirësimin e kushteve jetësore të popullatës lokale e cila ka strehuar refugjatët sirianë. Rritja e kushteve arsimore dhe krijimi i rasteve për punë janë disa prej rasteve që janë përfshirë në këtë plan. Vlen të theksohet se sipas UNHCR, aktualisht afër 400 mijë refugjatë sirianë janë të strehuar në Irak.
Artikulli paraprakShokuese: Fansat racist të Chelsea sulmojnë lokalin e një myslimani (VIDEO)
Artikulli vijuesOpozitarët sirianë përsëri mblidhen në Riad të Arabisë Saudite