OKB reagon kundër regjimit sirian për autokolonën e ndihmave

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, ka deklaruar se është “e papranueshme” moslejimi nga regjimi sirian i kalimit të autokolonës me ndihma humanitare të dërguara në rajonin Darejja, raporton Anadolu Agency (AA).

Dujarric, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se regjimi sirian me arsyen se në kamionë ka produkte mjekësore nuk ka lejuar kalimin në pikën e kontrollit të autokolonës me ndihma humanitare të dërguara për në Darejja nga Kombet e Bashkuara dhe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC).

Duke vënë në dukje se për shkak të kësaj pengese është anuluar misioni i ndihmave të OKB-së dhe ICRC-së, Dujarric u shpreh: “Është i papranueshëm ky qëndrim i autoriteteve të sigurisë së qeverisë. Kjo sjellje është shkelje e premtimeve që qeveria siriane ka dhënë më parë”.

Artikulli paraprakPoezia e karrierës sime – (Ligjerata e fundit e karrierës sime aktive si profesor)
Artikulli vijuesSulmi terrorist në Sancaktepe, arrestohen 8 persona