Sulmi terrorist në Sancaktepe, arrestohen 8 persona

Arrestohen tetë persona në lidhje me sulmin me eksploziv në Sancaktepe, si pasojë e të cilit u lënduan 8 persona, prej të cilëve 5 ishin ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, pas sulmit, ekipet e Departamentit të Luftës Kundër Terrorit dhe Departamentit të Zbulimit pranë Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit, dje mbrëmë kanë organizuar operacione të njëkohshme në 70 adresa.

Në operacion u arrestuan tetë persona që dyshohen si pjesëtarë të organizatës terroriste PKK. Mësohet se në mesin e të arrestuarve gjendet edhe personi me inicialet I.I, i dyshuar për shpërthimin të cilin e aktivizoi me komandues nga larg përmes automjetit të ngarkuar me mjete shpërthyese që e kishte parkuar në vendin e sulmit.

Artikulli paraprakOKB reagon kundër regjimit sirian për autokolonën e ndihmave
Artikulli vijuesFIFA vendos sot për anëtarësimin e Kosovës