Vendet e Gjirit njohin opozitën siriane

Gjashtë shtete të Gjirit Persik kanë njohur një koalicion të ri opozitar në Siri si “përfaqësuesit legjitim të vendit”.

Koalicioni Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe Forcat e Opozitës u shpall të dielën në Doha të Katarit, me qëllim unifikimin e fraksioneve që kërkojnë të rrëzojnë presidentin Bashar al Assad.

Kryetari i koalicionit do të jetë Moaz al Khatib, një ish imam i xhamisë Umajad në Damask, që u largua nga Siria më herët gjatë vitit. Vendet perëndimore dhe Turqia më herët gjatë ditës mirëpritën krijimin e koalicionit.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se tanket e saj kanë kryer “të shtëna direkte” ndaj artilierisë siriane pasi goditje mortaje siriane u qëlluan dhe ranë pranë një pike ushtarake izraelite në Lartësitë e Golanit për të dytën ditë rresht.

Një ankesë është bërë pranë komandës së forcave të OKB-së që veprojnë në zonë, pas asaj që korrespondentët e cilësuan si incidentin më të rëndë mes dy vendeve që prej luftës arabo-izraelite në vitin 1973.

 /tch/kohaislame

 

Artikulli paraprakGjykata ndalon të nxirren informata për rastin "Monstra"
Artikulli vijuesAssad: Erdogan mendon se ai është kalifi, sulltani i ri i osmanëve. Ekskluzive