Oliver Ivanoviqit iu ka zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllaiq.
”Ne sot kemi pranuar vendimin nga gjykatësi i EULEX0-it për zgjatjen e paraburgimit ndaj klientit tim, respektivisht deri më 26 gusht 2015”, theksoi Vllaiq.
Ai u shpreh se do të bëjë ankesë të hënën ndaj këtij vendimi.
”Pasi që tash është vikend dhe do presim deri ditën e hënë dhe do të bëjmë ankesë”, tha Vllaiq.
Seanca e radhës ndaj Oliver Ivanoviq dhe 4 serbëve të tjerë të akuzuar për krime kundër popullatës civile shqiptare do vazhdojë të hënën.kohaislame