Oman: Tragetet më të shpejtë të makinave në botë

Sulltanati i Omanit ka tragetet më të shpejtë të makinave në botë. Tragetet e lidhin kryeqytetin e Omanit me enklavën Khasab 500 kilometra në veri të Gadishullit Arabik.
Porti i Muskatit gjendet në një gji të vogël. Kryeqyteti i Sulltanatit të Omanit duket sikur shpërndan në çdo orë të ditës aromën e 1001 netëve. Kjo është edhe arsyeja pse për ditë në kalatat e portit këtu ndalojnë për të pushuar kryqëzorët e mëdhej turistikë. Pa to porti s’do të kishte kuptim, biznesi i madh në Lindjen e Mesme zhvillohet në portet e të Emirateve.
Në portin e Muskatit sheh shpesh anije ekzotike

Tragetet e shpejtë si projekt i brendshëm politik
Çka pak e dinë është se në Muskat kanë bazën tragetet më të shpejtë të makinave në botë “Hormuzi” dhe “Shinas”. Sulltani Qabos, sunduesi i Omanit që prej 33 vjetësh, nuk i ka blerë katamarët për të luajtur, por se ata kanë një rëndësi strategjike për politikën e brendshme. Tragetet e lidhin shtetin kryesor të dinastisë së Omanit me enklavën Khasab 500 kilometra në veri të Gadishullit Arabik. Udhëtarët mund t’u shpëtojnë nga deti vonesave të gjata në pikat kufitare me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Teknologji ndërkombëtare – ekuipazh multikulturor

Për distancën prej rreth 500 km trageteve me shpejtësi të lartë u duhen vetëm pesë orë. Me rreth 100 kilomtër në orë fluturojnë tragetet mbi Detin e Omanit. Ato janë ndërtuar në vitin 2008 në kantjerin detar “Austal” në Australi. Tragetet punojnë me katër motorë V-20-cilindrësh të firmës gjermane MTU. Secili nga motorë katër turbodiesel ka një fuqi 8800 kf – pajisjet që nevojiten për të shtuar shpejtësinë e tragetit janë nga Suedia.

Interesant edhe për turistët
Përveç 200 udhëtarëve në traget ka vend edhe për rreth 100 automjete. Makina sigurohen në bord me shiritë specialë. Për ushqimin me një standard të lartë në bord Omani ka kontraktuar kompaninë gjermane FRS Flensburg (Förde Reederei Seetouristik). FRS ofron gjithashtu edhe ekuipazhin, i cili është nga e gjithë bota. P.sh. kapiten i “Hormuzit” është nga Estonia, oficeri i tij i parë është rus, inxhinierët mekanikë janë gjermanë, kurse anëtarët e ekuipazhit të kabinës janë nga Omani.
Bileta kushton rreth 40 €, për pushuesit që duan të vizitojnë enklavën Khasab në ngushticën e famshme të Hormuzit. Dhe udhëtimi me një nga tragetet më të shpejtë në botë ia vlen gjithmonë./dw/kohaislame.com

Artikulli paraprakPacolli priti kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë
Artikulli vijuesArabi Saudite – 18 të arrestuar për spiunazh, në mesin e tyre iranian dhe libanez