Moti i ftohtë, ushqimet që mbrojnë zemrën, luftojnë gripin dhe forcojnë imunitetin

10 ushqimet e shëndetshme në vijim janë ato të cilat duhet t’i keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës, nëse dëshironi që ju dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm

E dimë që gjithmonë mundohesh të gjesh mënyra për të zvogëluar efektet e ftohjes dhe gripit, por a ke menduar ndonjëherë që të bësh diçka që ta parandalosh atë pa pasur nevojë që të shërosh. Ju duhet të ushqeni sistemin e imunitetit tuaj me përbërësit e duhur që t’i ndihmosh të punojë si është më së miri. 10 ushqimet e shëndetshme në vijim janë ato të cilat duhet t’i keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës, nëse dëshironi që ju dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm që lufton viruset e dimrit e të mos sëmureni fare.

Agrumet
Shumica e njerëzve fillojnë të marrin vitaminë C, pasi të ftohen apo i kap gripi, por a e ke ditur se për të mbajtur sistemin e imunitetit tuaj të punojë në nivel 100% ky ushqim (agrumet) është në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C, atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për shëndet të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të vitaminës C dhe me po aq shumë laramani që të zgjedhësh është e lehtë për ju që në çdo vakt ushqimi të fusni edhe vitaminën C.

Speci i kuq
Vitamina C jo vetëm që e forcon imunitetin, por gjithashtu ndihmon që të kemi lëkurë të shëndetshme, që është vija e parë e frontit në luftë kundër ftohjes dhe gripit. A mendon që agrumet përmbajnë më shumë vitaminë C sesa ndonjë pemë apo perime tjetër? Mendoni edhe një herë. Gram për gram speci i kuq zile ka 2 herë më shumë vitaminë C e përveç tjerash është i pasur me beta-karotinë.

Brokoli
Brokoli është i stërmbushur me një arsenal vitaminash dhe mineralesh, i gatshëm të bëjë luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me vitaminë A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të antioksidantëve, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Në mënyrë që ta mbash të paprekur fuqinë e brokolit duhet të përgatitet pak ose fare.

Hudhra
Gjendet gati në të gjitha kuzhinat në botë, jo vetëm që i shton shije ushqimit, por është e patjetërsueshme për shëndetin tuaj. Qytetërimet e hershme e kanë njohur vlerën e saj për atë që lufton infeksionet dhe shkenca moderne tregon se hudhra ndihmon në uljen e kolesterinës dhe parandalimin e ngurtësimit të arterieve. Përbërësit e saj të forcimit të imunitetit duken të vijnë nga koncentrimi i lartë me përzierjeve që përmbajnë sulfur, si për shembull allicini.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është një tjetër ushqim që njerëzit e përdorin pasi të ftohen apo janë me grip. Por ashtu sikur vitamina C edhe xhenxhefili ndihmon që fare të mos ftoheni apo t’ju bjerë gripi. Përderisa përdoret në shumë ëmbëlsira, xhenxhefili përmban djegës në formë të gingerolit i cili u jep specave djegës djegësin. Përveç tjerash, xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve e gjithashtu besohet se posedon përbërësit që ulin kolesterinën.

Spinaqi
Spinaqi ka hyrë në listë jo vetëm për shkak se është i pasur me vitaminë C, por gjithashtu për shkak se është i mbushur me shumë antioksidantë dhe beta-karotinë, të cilët janë vërtetuar që shtojnë numrin e qelizave luftarake në sistemin e imunitetit. Ashtu sikur edhe brokoli më së miri është që të përgatitet pak, në mënyrë që sa më shumë të ruhen materiet ushqyese.

Kosi
Kur të zgjedhësh kosin, mundohu ta gjesh sa ma natyral e me kultura aktive. Arsyeja është se studimet e fundit që janë bërë, sugjerojnë se këto të ashtuquajturat kultura stimulojnë imunitetin për të luftuar sëmundjet. Studimet shtesë gjithashtu sugjerojnë lidhjen në mes të niveleve të ulëta të vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të ftohjes dhe gripit. Kështu, pra, gjej kos apo jogurt që është fortifikuar vitaminë D.

Bajamet
Kur flasim për parandalimin dhe luftimin e ftohjes dhe gripit, vitamina E duket të mbetet mbrapa nga vitamina C, e cila më shpesh përmendet, por vitamina E është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar. Vitamina E është vitaminë që kërkon prezencën e yndyrave që të absorbohet ashtu si duhet. Arrat e veçanërisht bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe se një gjysmë gote e mbushur me to ofron gati 100% të sasisë që rekomandohet në ditë.

Shafrani i Indisë
Shafrani është një përbërës kyç në shumë kërri (curry) shafrani (erëza) edhe pse me shije ndoshta të hidhët është përdorë me vite si anti-inflamator në trajtimin si të osteoatritit dhe artritit reumatoid. Koncentrimi i lartë i kurkuminit, ajo që i jep shafranit ngjyrën, ka dëshmuar të përmbajë përbërës që luftojnë ftohjen dhe gripin.

Çaji jeshil
Si një nga pijet më të popullarizuara në botë, dobitë shëndetësore të çajit jeshil janë studiuar për shekuj me radhë. I mbushur me flavonoid, lloj i antioksiduesit që si çaji jeshil ashtu edhe çaji i zi përmbajnë nga 150 deri 200 mg për gotë. Aty ku çaji jeshil shkëlqen më shumë sesa çaji i zi është në nivelet e epigallocatechin gallate apo shkurtimisht EGCG, një antioksidant i fuqishëm. Procesi i fermentimin në të cilin ndërhynë çaji i zi shkatërron shumicën e EGCG. Në anën tjetër çaji jeshil avullohet dhe nuk fermentohet e kështu ruan përbërësit EGCG. Nëse kjo nuk mjafton çaji jeshil gjithashtu është një burim i mirë i aminoacideve L-theanin, i cili ndihmon qelizat T në prodhimin e përzierjeve që luftojnë bakteret.
Gjithashtu ju duhet të hani më shumë agrume (portokall), brokoli, hudhër, spinaq, kos apo jogurt, arra e bajame, shafran indian dhe në fund çaji jeshil në një gotë duke avulluar.

/zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakVetitë shëruese të farës së zezë
Artikulli vijues8 vjeçarja e frikësuar nga Trump, merr përkrahje nga veteranët e ushtrisë!