Kompania OnePlus më parë kishte njoftuar se në fund të këtij viti do të lansojë pajisjen e re One Plus X dhe së fundmi është bërë e ditur se ky telefon do të lasohet në fund të muajit tetor.
OnePlus X thuhet se do të jetë pajisje mesatare që do të kushtojë më lirë se OnePlus 2.
Sipas raportimeve të fundit, OnePlus X do të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 801 dhe me dy kamera kryesore.
Pajisja e re do të ketë ekran 5-inç me sensorin për njohjen e gishtërinjve. Specifikat tjera përfshijnë 1 ose 2 gigabajt RAM memorie dhe 8 ose 16 gigabajt memorie të brendshme.