Sulmet kibernetike ngadalësojnë internetin në mbarë botën

Sulmet kibernetike ngadalësojnë internetin në mbarë botën. Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja New York Times, e cila publikoi sot lajmin e sulmit më të madh në historinë e internetit.

Sipas gazetës amerikane, sulmi ka bërë që rrjeti i uebit në mbarë botën të përballet me vështirësi, pasi sulmohet nga qindra viruse dhe si pasojë mund të dëmtohen sistemet bankare dhe shërbimet e e-mailit.

Sulmi mësohet se ka nisur ndërkohë që në ndihmë të defekteve është ngritur një grup pune i cili merret me “luftimin” e mesazheve të padëshiruara që po hidhen në uebe, në formë virusi.

Pas valës së sulmit dyshohet të jetë armiqësia mes organizatës jofitimprurëse Spamhaus dhe shoqërisë holandeze Cyberbunker, që më parë punonte edhe për NATO-n. Ndërkohë raportohet se kanë nisur hetimet në pesë shtete të ndryshme të botës.

Kompania Spamhaus, e cila operon në Gjenevë dhe Londër, synon të ndihmojë provajderët për të filtruar të gjitha ato mesazhe që njihen si spam (hedhurinë).

Sulmet kanë nisur kur kompania futi në ‘listën e zezë’ edhe serverët e shoqërisë holandeze Cyberbunker, transmeton BW.

“Efekti zinxhir, i cili është gjeneruar pas këtij sulmi po jep efektet e saj në rrjet në nivel global”, ka deklaruar eksperti i sigurisë dhe informatikës Alan Woodward, njëherësh profesor në Universitetin e Surreyt.

Mediat amerikane raportojnë se kompania Spamhaus është e aftë për të përballuar sulmin, pasi ka deklaruar edhe bashkëpunimin e saj me shoqëri te tjera, siç është Google, në mënyrë që të përthithin sa më shumë të dhëna, që të eliminojnë efektet shkatërruese për botën e uebit, World Wide Web./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSkaneri 3D i veshit për mjekët
Artikulli vijuesRekord i ri për shpejtësinë e internetit