Operacion kundër “strukturave paralele” në Turqi, arrestohen 32 persona

Policia ka kryer bastisje dhe arrestoi së paku 32 persona në qytetet Osmaniye, Adana, Elazig, Kahramanmaras, Siirt, Corum, Sanliurfa dhe Batman

OSMANIYE (AA) – Policia turke ka arrestuar së paku 32 persona të cilët ndërlidhen me rastin “strukturat paralele”, konkretisht me organizatën terroriste FETO apo lëvizjen e njohur si Hizmet, të cilën e udhëheq Fetullah Gulen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimit të Prokurorisë në qytetin turk Osmaniye, policia ka kryer bastisje dhe arrestoi së paku 32 persona në qytetet Osmaniye, Adana, Elazig, Kahramanmaras, Siirt, Corum, Sanliurfa dhe Batman.

Të arrestuarit akuzohen për anëtarësim në organizata terroriste, dhe dhënie të mbështetjes financiare për organizatat. Fetulla Gulen është drejtuesi i organizatës FETO përmes së cilës shumë institucione shtetërore kanë qenë të lidhura me “strukturat paralele” të cilët me keqpërdorim të pozitës tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit dhe të kryejnë grusht shteti.

Artikulli paraprakMërgim Mavraj 40 mijë llajka e Islamofobat 80 mijë nervoza
Artikulli vijuesBBC i kërkon falje imamit që e konsideroi si mbështetës të DAESH-it