Policia e Shkodrës njoftoi sot se po vazhdon në ditën e tij të dytë, operacioni i gjërë antikanabis në qarkun e Shkodrës, nisur mbrëmjen e djeshme.
Në të janë përfshirë rreth 200 forca policore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni shtrihet në dy zona: në Pult dhe Koman-Temal.
Në ditën e parë u asgjësuan 20.000 bimë të kultivuara në 99 parcela si dhe bimë narkotike e thatë.
U kap një armë zjarri “Shotgan” dhe u shoqëruan tre persona nga Pulti. Operacioni do vijojë edhe sot dhe nesër.