“Retorika anti-muslimane i shërben vetëm DAESH-it”

Zëdhënësi dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin në kolumnën e tij për “Daily Sabah” komentoi ngjarjet e fundit terroriste në Stamboll, Ankara dhe Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai potencoi natyrën e brishtë të botës në të cilën jetojmë.

“Terrorizmi ka goditur përsëri, këtë herë në Bruksel, pas sulmeve të fundit në Ankara dhe Stamboll. Këto akte të terrorizmit edhe një herë nxorrën në pah natyrën e brishtë të botës në të cilën jetojmë. Por, ato gjithashtu theksojnë urgjencën e zhvillimit të politikave të reja kundër terrorizmit në të gjitha format e saj. Në aktin e fundit qyqar dhe çnjerëzor mund të nxirren tre mësime thelbësore. Para së gjithash, strategjia kundër DAESH-it duhet të rishikohet. Nuk ka dyshim se ky kërcënim duhet të shkatërrohet. Vendet muslimane dhe perëndimore duhet të punojnë së bashku për të eliminuar DAESH-in, Al-Kaedën dhe organizatat e ngjashme terroriste qofshin në Siri, Irak, Somali, Francë apo Belgjikë”, tha Kalin duke shtuar se strategjia e tanishme, e cila është fokusuar kryesisht në sulmet ajrore mbi caqet e DAESH-it në Siri dhe Irak, nuk ka rezultuar e suksesshme për të ndaluar DAESH-in në kryerjen e vrasjeve në Siri, Turqi, Evropë dhe në SHBA.

“Lufta në Siri vazhdon të ushqejë përbindëshin DAESH. Sa më shumë që të lejojmë që kjo luftë të vazhdojë aq më vdekjeprurës do bëhet terrorizmi i DAESH-it. DAESH-i ka arritur nivelin e tij aktual të rrjetit dhe ndikimit, kryesisht për shkak të luftës në Siri dhe problemeve të thella politike dhe të sigurisë në Irak”, tha Kalin.

Ai theksoi dëmet që ka shkaktuar edhe regjimi i Assadit në Siri, i cili është bashkëfajtor për numrin e madh të viktimave.

“Megjithatë, terrorizmi i DAESH-it, nuk duhet të na bëjë të harrojmë faktin se regjimi i Bashar Assadit në Siri ka vrarë afër 400 mijë njerëz, më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste. Kjo gjithashtu ka shkaktuar që miliona sirianë të zhvendosen brenda dhe jashtë vendit. Duke pasur parasysh këtë fakt të tmerrshëm në emër të luftimeve DAESH edhe më thellon nevojën e largimit dhe pakënaqësisë. Në mënyrë mjaft paradoksale, mbështetja ruso-iraniane ndaj regjimit të Asadit është duke ushqyer DAESH-in, i cili e sheh pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003 dhe mbështetjen e tanishme për Asadin, si justifikim për ekzistencën e tij”, ka thënë Kalin.

“Nuk ka terroristë të mirë ose të keqinj”, vazhdon ai, duke vlerësuar se pavarësisht nga motivet etnike, fetare apo politike, terrorizmi është terrorizëm kudo.

“Nuk është logjike dhe as morale që të trajtohet DAESH-i si organizatë terroriste pasi kreu sulme në Paris dhe Bruksel, por jo edhe PKK-ja e cila kreu dy sulme në dy muajt e fundit në Ankara. Duke i lejuar PKK-së që të manipulojë sistemin në Evropë, vendet e BE-së kanë rënë nga provimi kundër terrorizmit. Terrorizmi i PKK-së nuk mund të justifikohet në emër të luftës kundër DAESH-it në Siri. Sulmet e fundit në Ankara dhe Stamboll tregojnë se edhe pse DAESH dhe PKK, kanë lindur si razultat i bindjeve të kundërta ideologjiko-politike, ata janë bashkuar me qëllimet e tyre terroriste kundër Turqisë”, konkludon Kalin.

Ai theksoi se këmbimi i informatave dhe bashkëpunimi i inteligjencës kundër terrorizmit është çelësi për parandalimin e incidenteve në të ardhmen.

“Pas sulmit në Bruksel, ku autoritetet belge nuk ndërmorrën asgjë pas informatave që kishe dërguar inteligjenca turke, ku përmes një shkrese zyrtare njoftoi se Ibrahim al-Bakraoui, njëri prej kamikazëve, ishte luftëtar i huaj terrorist. Ai për herë të parë u arrestua në Gaziantep dhe në qërshor të 2015, me kërkes të tij u deportua në Holandë”, tha ai.

Ai më tej bëri të ditur se në tre viteve të fundit, Turqia ka deportuar mbi 3 mijë persona dhe ka vendosur 37 mijë persona në listën e ndalimit të hyrjes për shkak të lidhjeve të dyshuara me terrorizmin. Një numër i konsiderueshëm i këtyre individëve vijnë nga vendet evropiane.

“Reagimet anti-muslimane, pas çdo sulmi terrorist shkojnë në favor të ekstremistëve të dhunshëm. Islamofobët evropianë dhe amerikanë shfrytëzojnë rastin që menjëherë të përdorimin sulmet e fundit për të manipuluar ndjenjat anti-muslimane për qëllimet e tyre politike. Homogjenizimi i predikimeve rreth Islamit dhe muslimanëve dëmton luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ajo largon shumicën e muslimanëve dhe ndihmon ekstremistët. Esencializimi i Islamit nuk zgjidh ndonjë problem politik dhe as nuk rritë sigurinë tonë. Për më tepër, DAESH-i nuk rekruton ekskluzivisht në baza të teologjisë, siç manipulon faktet politike, por rekruton kriminelët mendjelehtë, aventurierët dhe të dështuarit në të gjitha sferat e jetës”, duke shtuar se dhuna nuk ka nevojë për fenë që të justifikojë veten.

Artikulli paraprakObama: Jo damkosjes së myslimanëve
Artikulli vijuesStambolli, qyteti i dytë për t’u vizituar në 2016